Kapet dhe ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor “Sanxhaku”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. K.(I.), 27 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 14.08.2021, në qytet Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. P.(T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, shtetasit A. K.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia për kapjen e 27 vjeçarit, në banesën e shtetasit A. K., i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi K. K.(I) kishte plagosur 25 vjeçarin shtetasin E.P.(T).
Gjithashtu, po në banesën e shtetasit A.K, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë tjetër e llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.