Kukës/Zhvillohen aktivitete për promovimin e sistemit arsimor policor

Kukës

Ndihmësspecialistëtmpër Edukimin në Shkolla të DVP Kukës, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime me maturantët në gjimnazet “Ahmet Voka”, në fshatin Gostil, “Qazim Shehu” në fshatin Shtiqen dhe “Elmaz Ademi”, në fshatin Bardhoc, me qëllim promovimin e sistemit arsimor policor.

Maturantët u njohën me të gjithë materialin e promovimit, historikun, misionin e Akademisë së Sigurisë, vizionin, vlerat ku mbështetet zhvillimi i institucionit, organizimin strukturor, programet e studimit, ecurinë në karrierë, avantazhet e programeve arsimore që ofrohen në Akademinë e Sigurisë, infrakstrukturën dhe mënyrën e aplikimit.

Në këto takime maturantët shfaqën interes për vazhdimin e programeve mësimore në Akademinë e Sigurisë, për t’u bërë punonjës policie dhe për t’iu shërbyer qytetarëve, në të ardhmen.

Takime të tilla do të zhvillohen dhe në shkolla të tjera të qarkut.