Kukës
#Thyej heshtjen! Denonco dhunën!
Në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër dhunës me bazë gjinore, ndihmësspecialisti për edukimin me të rinj në shkolla dhe specialistja për dhunën në familje, të DVP Kukës, në bashkëpunim me stafin pedogogjik dhe psikologun, zhvilluan takime sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare “Nuredin Braha”, në fshatin Bushat, “Gani Sadiku”, në fshatin Nangë”, “Vehbi Shehu”, fshatin Bicaj, dhe në shkollat e meseme “Ahmet Voka” në fshatin Gostil dhe “Bajram Avdiu”, në fshatin Bicaj, me temë “Stop dhunës”.
Seancat mësimore janë shoqëruar me materiale të ndryshme ilustruese dhe informuese, të përgatitura nga punonjësi i Policisë i DVP Kukës.
Takime të tilla do të vijojnë në të gjitha shkollat, ku do trajtohen tema të ndryshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast dhune.
#denoncodhunën
#mbrogratëdhevajzat








