Kukës/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të Qarkut Kukës.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialisti i DVP Kukës për edukimin në shkolla në bashkëpunim me stafin e shkollës 9 – vjeçare “Sali Bruka”, në fshatin Ujmisht dhe “Shaban Murati”, në fshatin Lusën, në prani të përfaqësuesve të shkollës oficeres së sigurisë dhe psikologes, me nxënësit e klasave të 6-ta.
Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për tema si:
✅Duhani si drogë pararendëse;
✅Dëmet shëndetësore dhe pasojat nga duhanpirëja ;
✅Ligji ” Për duhanin ” .
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto, ku nxënësit kishin mundësinë të shohin konkretisht pasojat dhe sëmundjet që shkakton duhanpirja. Nga nxënësit pati shumë interes ku patëm një bashkëbisedim shumë të ngrohtë dhe miqësor me shumë pyetje dhe diskutime.
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë


