Kukës/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, pas përfundimit të fazës parë të programit shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të Qarkut Kukës.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialisti i DVP Kukës për edukimin në shkolla në bashkëpunim dhe me stafin e shkollës në shkollën 9-vjeçare ” Avni Rustemi ” në qytetin e Kukësit,Bashkia Kukës, në prani të përfaqësuesve të shkollës oficeres së sigurisë dhe psikologes, me nxënësit e klasave të 6-ta.
Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për tema si:
✅Duhani si drogë pararendëse;
✅Dëmet shëndetësore dhe pasojat nga duhanpirëja ;
✅Ligji ” Për duhanin ” .
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto , ku nxënësit kishin mundësinë të shohin konkretisht pasojat dhe sëmundjet që shkakton duhanpirja.Nga nxënësit pati shumë interes ku patëm një bashkëbisedim shumë të ngrohtë dhe miqësor me shumë pyetje dhe diskutime.
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë


