Kukës/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.

Kukës/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të Qarkut Kukës.

Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialisti i DVP Kukës për edukimin në shkolla në bashkëpunim dhe me stafin e shkollës në shkollën e mesme të Bashkuar Shëmri ,Njësia Administrative Malzi, Bashkia Kukës, në prani të përfaqësuesve të shkollës , me nxënësit e klasave të 6-ta dhe të 12-ta.

Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për tema si:
✅Dhuna në përgjithësi;
✅Bullizmi dhe format e tij;
✅Shkaqet dhe pasojat e Bullizmit;
✅Siguria e nxënësve në internet dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.

Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto , ku nxënësit kishin mundësinë të shohin konkretisht pasojat nga dhuna, bullizmi, keqpërdorimi i internetit .

#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë