Kukës – Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim O. D., 25 vjeç, banues në fshatin Vilë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 01.09.2021, në fshatin Bushtricë, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka djegur automjetin shtetasit V. Gj., të cilin e kishte parkuar afër banesës.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.