U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë nga Policia, 2 shtetas.
Njëri prej tyre goditi me automjetin e tij, automjetin e shtetasit tjetër dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. C., 31 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;
-G. T., 56 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në qytetin e Kukësit. Më pas, shtetasi F. C. ka goditur me automjetin e tij “Seat”, automjetin tip “Benz”, që shtetasi G. T. e drejtonte në gjendje të dehur, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.