Kukës – Tentuan të kalojnë kufirin më lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 2 shtetas

Tentuan të kalojnë kufirin më lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R. R., 24 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit R. R. dhe A. A.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.