Kukës
Nga kontrollet e shërbimeve të Policisë Kufitare, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, u kapën në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasit E. Sh., 22 vjeç dhe E. N., 19 vjeç, të cilët lëviznin me automjete që dyshohet se i kanë trafikuar në Shqipëri, nëpërmjet territorit të fshatit Pakisht, duke iu shmangur kontrollit kufitar dhe shërbimit doganor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.