Kukës
Po kryenin punime ndërtimi, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasit:
K. G., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi po kryente punime ndërtimi, pa leje, në një objekt banimi në lagjen nr. 6;
K. D., 59 vjeç, banues në Kukës, pasi po kryente punime ndertimi, pa leje, në një objekt banimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.