DVP Kukës
Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, duke parkuar automjetet e tyre në mënyrë të parregullt, procedohen penalisht 3 shtetas.
Bllokohen 3 automjetet.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, konstatuan në qytetin e Kukësit, 3 automjete që ishin bërë pengesë për lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës.
Në vijim të veprimeve për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për drejtuesit e këtyre mjeteve, shtetasit A. E., 20 vjeç, A. N., 26 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, banues në Kukës.
️Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.