Kukës/Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Spahiu” vizitojnë ambientet e Drejtorisë së Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit dhe në kuadër të aktiviteteve për “Javën e Dyerve të Hapura për Qytetarët”, ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës u vizituan nga nxënës të shkollës 9-vjeçare “Riza Spahiu”, të cilët ishin të shoqëruar nga stafi pedagogjik.

Ata u pritën nga Drejtori i DVP Kukës Drejtues Loard Sallaku, zëdhënësja Diana Deda dhe ndihmësspecialisti për edukimin me të rinjtë në shkolla, Inspektor Emri Xhaferi, të cilët i informuan nxënësit, mbi rëndësinë e bashkëpunimit të Policisë me komunitetin, sigurinë e jetës në rrugë dhe rolin e Policisë në parandalimin e fenomeneve negative në shkolla.

Gjatë vizitës, nxënësit morën një prezantim të hollësishëm mbi sektorët kryesorë të Policisë, si Zyra e Shërbimit për Qytetarët, Sektori i Policisë Rrugore, Sektori i Policimit në Komunitet, Salla e Komandimit dhe Muzeun e Policisë Kukës. Ata patën mundësinë të shihnin nga afër se si punojnë policët dhe angazhimin e tyre për të siguruar rendin dhe sigurinë.

Nxënësit dhe mësuesit e tyre shprehën mirënjohje për punën e Policisë, veçanërisht për ata që ofrojnë shërbime në shkolla, dhe u angazhuan për të denoncuar çdo paligjshmëri, me qëllim për të krijuar një ambient më të sigurt dhe të qetë për të gjithë.

#113vjetPoliciaeShtetit
#Dyertehapurapërqytetarët️️
#Nëshërbimintuaj
#Policimikëpritëse✅