Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve, proceduan penalisht shtetasin E. M., 53 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.
Ky shtetas ka ndezur zjarr në lagjen Konak, në fshatin Shtiqen, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.