Kuçovë – Vijon operacioni policor i koduar “Kultivimi”

Kuçovë

Vijon operacioni policor i koduar “Kultivimi”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mendrak, në vitin 2021.

Kapet dhe ndalohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim 3 ditë më parë.

Kapja e këtij shtetasi, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë.

Pas hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, dhe si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit Sh. H. (vënë në pranga më datë 13.05.2025) dhe B. Ll. (aktualisht në kërkim), ka kultivuar në vitin 2021, bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Mendrak.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. Ll..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.