Kuçovë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit
M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.
Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K.
Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pas përfundimit të veprimeve paraprake në vendngjarje do të ketë informacion të plotë.
Kuçovë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrëfikses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.
Ndërsa shtetasi M.K, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.