Arrestohet në flagrancë 1 shtetas i dyshuar si autor i tentativës për kultivim të cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në vijim të kontrollit të territorit, kanë evidentuar në fshatin Frashër, Kuçovë kubikë të kultivuara me fara të dyshuara cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R.B., 24 vjeç, banues në fshatin Gegë, Kuçovë, pasi pranë tokave të tij u gjetën kubikë të kultivuara me fara dyshuara cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
————-
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë filloi proçedimi penal për shtetasit: A.Sh., 74 vjeç, R.S.,67 vjeç ,A.S., 36 vjeç, R.Sh.,56 vjeç, S.G., 41 vjeç, Sh.S 69 vjeç, banues në fshatin Lumas, Kuçovë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë penguar punonjësit e Policisë së Shtetit në përmbushje të detyrës së tyre, në mbështetje të kërkesës së Bashkisë Kuçovë për realizimin e investimit për ujësjellësin në fshatin Lumas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjëshme”,” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.