Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.S., 37 vjeç, banues në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhja), pasi në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushtae shtetasin K.G., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Shtetasi i dëmtuar, pasi mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, u dërgua në Spiatalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.