Ksamil/Vodhi në një banesë, gjatë natës, identifikohet dhe vihet në pranga 29-vjeçari

Ksamil

Vodhi 4 celularë, orë dore dhe karta banke në një banesë, gjatë natës, identifikohet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për vjedhje.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një dyqan, duke tentuar të shiste njërin nga celularët e vjedhur.

Gjenden dhe sekuestrohen sendet e vjedhura.

Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas kallëzimit nga shtetasi E. M., për vjedhje në banesën e tij, organizuan punën për identifikimin e autorit. Si rezultat, u identifikua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. S., 29 vjeç, banues në Kavajë, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.07.2025, rreth orës 04:00, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. M., 36 vjeç, 4 celularë, 1 orë dore dhe disa karta banke.

Shtetasi A. S. u kap në flagrancë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në një dyqan, duke tentuar të shiste njërin nga celularët e vjedhur, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e tjera të vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.