Krujë – Vijon operacioni i koduar “Mjedisi”

Operacioni, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në drejtim të përdorimit dhe shfrytëzimit të guroreve, shkak për ndotje të mjedisit dhe për shpërdorim të tokës.

Gjatë fazës së dytë të operacionit, nga kontrolli i ushtruar në territor, janë proceduar penalisht 5 shtetas, administratorë të 5 guroreve, për mungesë dokumentacioni, ndotje ajri dhe shpërdorim toke.

herët, gjatë fazës së parë të këtij operaconi, u arrestua në flagrancë një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, administratorë të dy guroreve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, mbështetur dhe nga FNSH Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve gurore që ushtrojnë këtë veprimtari, në kundërshtim me ligjin, duke ndotur ajrin dhe duke shpërdoruar tokën, kanë organizuar dhe zhvilluar fazën e dytë të operacionit policior të koduar “Mjedisi”.

Si rezultat i kontrolleve në terren, nga verifikimi i dokumentacionit, ka rezultuar se 5 gurore nuk dispononin dokumentacionin e plotë për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunim të materialeve inerte dhe gurore.

Në përfundim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”, shtetasit: D. P., V. K., E. Q., H. K. dhe F. B.

Gjatë kontrolleve është konstatuar gjithashtu se disa gurore ishin mbyllur dhe nuk e ushtronin aktivitetin, prej disa muajsh.

Operacioni vijon deri në përfundimin e kontrollit të plotë të territorit, për të verifikuar dhe për të kontrolluar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.