Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, për shtetasit M. J., 26 vjeç, L. T., 27 vjeç, banues në Thumanë dhe Muriqan, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin F. S., 34 vjeç, banues në Aramaras, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse (thika).
—
Më datë 24.07.2022, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, në një shesh të improvizuar si vend parkimi për mjetet, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur pjesërisht 2 automjete që kanë qënë të parkuara aty. Nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.