Krujë – Policia zbardh dhe dokumenton në pak orë ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë, ku në një biznes u vendos lëndë plasëse

Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë, duke identifikuar dhe arrestuar shtetasin:

• L.C., 23 vjeç, banues në Nikel.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.