Krujë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar në bashkëpunim me Interpol Tiranën

Kapet në Bubq, Krujë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 33-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

  • E. Sh., 33 vjeç, banues në Bubq, Krujë.

Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit E. Sh., drejt Italisë.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️