Krujë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Catch”, kapet 1 shtetas në kërkim

Krujë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022, lokalizohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, S. X., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.