Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Luzi”.
Sekuestrohen rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke transportuar lëndën narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua puna dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Luzi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
V. K., 29 vjeç, G. K., 25 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë dhe E. M., 25 vjeç, banues në Mat, Burrel.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Luz, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, duke transportuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me një mjet tip “Benz”, rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete dhe lënda narkotike.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.