Krujë/Vijojnë aksionet policore kundër armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet 1 shtetas, të cilit iu gjetën armë në subjekt.
Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë. Në ambientet e këtij subjekti, u gjet dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K. u arrestua, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 armët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.