Korçë/Vijojnë takimet sensibilizuese në shkolla, për rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve

Korçë

Vijojnë takimet sensibilizuese në shkolla, për rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë së Korçë po vijojnë ciklin e takimeve informuese dhe edukative me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qarkut.

Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialistët e DVP Korçë për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafin pedagogjik dhe oficerët e sigurisë, në shkollat 9-vjeçare, të bashkisë Devoll dhe në shkollat 9-vjeçare të bashkisë Pogradec, ku morën pjesë nxënësit e klasave të 6-ta.

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për moshën e tyre, si:
‍♀️Stop dhunës dhe formave të saj;
‍♀️Fenomeni i bullizmit, shkaqet dhe pasojat;
‍Rreziqet dhe siguria në përdorimin e internetit;
✔️Rëndësia e respektit dhe komunikimit pa dhunë.

Për ta bërë takimin më të kuptueshëm dhe tërheqës, punonjësit e Policisë prezantuan materiale vizuale, video dhe foto ilustruese, ndërsa nxënësve iu shpërndanë fletëpalosje informuese mbi sigurinë dhe mbrojtjen nga bullizmi.

Këto takime kanë si synim edukimin e brezit të ri me vlera qytetare, ndërgjegjësimin për rreziqet që mund t’i hasin dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, shkollës dhe familjes, për një komunitet më të sigurt.

#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#PërSigurinëTuaj ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt