Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla

Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut Korçë.

Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialistët e DVP Korçë për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafet e shkollave 9-vjeçare “Nuçi Naçi”, Korçë; “Sadik Dilka” në Voskop, Korçë; “Bardhyl Pojani” në Maliq dhe shkollave “Koli Gusho” dhe “Kole Koci” në Pogradec, në prani të psikologëve të këtyre shkollave.

Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit e klasave të 6-ta, për tema si:
✅Dhuna në përgjithësi;
✅Bullizmi dhe format e tij;
✅Shkaqet dhe pasojat e bullizmit;
✅Siguria e nxënësve në internet.
✅️Ndikimet negative të përdorimit të duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike, në organizmin e njeriut.

Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.

Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto në Power Point, ku nxënësit kishin mundësinë të shihnin konkretisht pasojat nga dhuna, bullizmi, keqpërdorimi i internetit dhe substancave të dëmshme.

#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë