Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore, të ngjarjes së ndodhur më datë 21.11.2022, në lagjen nr. 13, Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. Ç., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, dyshohet se i vodhën me dhunë, një 39-vjeçari, një laptop, një celular dhe një shumë parash. Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorit tjetër, të implikuar në këtë ngjarje.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, dyshohet se ka goditur me sende të forta, shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.