Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të shtetasit P. L., 68 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta portën hyrëse dhe pjesë të tjera të rrethimit të lokalit në pronësi të shtetasit I. Xh., 56 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, të cilin P. L. e ka kanosur edhe me fjalë.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin M. D., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Bilishtit, ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka dëmtuar me mjete të forta (shkop bejsbolli) xhamat e mjetit tip “Toyota” në pronësi të shtetasit J. Xh., 37 vjeç, banues në Korçë. Punohet për kapjen e shtetasit M. D., identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.