Korçë – U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, arrestohet

Sekuestrohen 1 automjet, një shumë parash dhe 2 celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. M., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, i cili po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian.

40 vjeçari për të mos krijuar dyshime me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë merrte në automjet nga një emigrant për çdo rrugë

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️