Korçë/Procedohet penalisht 1 shtetas

Korçë.

Nuk mirëmbajti aksin rrugor “Maliq–Lozhan”, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës; procedohet penalisht administratori i subjektit të kontraktuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.