Kontrollet janë kryer me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë gjithsej 5 shtetas, nga të cilët katër për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ku njëri prej drejtuesve nuk i është bindur urdhrit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për kryerjen e testalkoolit.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 505 drejtues mjetesh📝
10 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
17 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 159 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 139 për parakalim të gabuar.
Janë pezulluar 17 leje drejtimi, nga të cilat 6 për pije alkoolike dhe 11 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 178 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë, do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
#Për_më_shumë_siguri_rrugore