Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.J, 22 vjeç dhe R.J, 49 vjeç, (at e bir) banues në fshatin Voskop.
Arrestimi i tyre u bë pasi, mbrëmjen e djeshme këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, dy oficerë të Policisë Gjyqësore, në ambientet e Komisariatit ku shtetasi A.J, ndodhej i shoqëruar si i dyshuar për kryerjen e një vepre penale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.