Korçë/Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim

Korçë/Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Matrikulli”, i zhvilluar 1 javë më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin:

G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi apo transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ky shtetas dyshohet se ka kontrabanduar nga Greqia, 100 bagëti të imëta dhe 20 gjedhë. Më pas, dyshohet se në bashkëpunim me 4 veterinerë (të arrestuar gjatë operacionit “Matrikulli”, i zhvilluar më datë 23.07.2025), kanë matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët, me matrikullat që kanë marrë nga zyra e veterinarisë në Devoll.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅