Korçë/Finalizohen 2 operacione kundër dhënies ndihmë emigrantëve, për të kaluar ilegalisht kufijtë

DVKM Korçë/Finalizohen në 24 orë, 2 operacione kundër dhënies ndihmë emigrantëve, për të kaluar kufijtë, ilegalisht.

Si rezultat i operacioneve ✅“Rikthimi” dhe ✅”Itinerari”, kapen 3 shtetas sudanezë, të cilët të organizuar si grup, ndihmuan 31 emigrantë për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.

2 shtetasit e kapur gjatë operacionit “Rikthimi”, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar, ishin fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Qatrom. Banesa u zbulua si rezultat i ndjekjes disaditore, nga shërbimet e Policisë.

Njëri prej të arrestuarve gjatë këtij operacioni, ishte dëbuar më parë nga Republika e Shqipërisë, pasi ishte ndaluar duke kryer të njëjtën veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme, në shtete të BE-së, u finalizuan në 24 orë, operacionet “Rikthimi” dhe “Itinerari”.

✅Gjatë operacionit “Rikthimi”, u vunë në pranga shtetasit H. A., 27 vjeç dhe M. H., 20 vjeç (i dëbuar më parë, nga Republika e Shqipërisë, pasi u ndalua për të njëjtin krim), sepse si rezultat i ndjekjes disaditore, nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Korçë, u kapën në një banesë të braktisur, në fshatin Qatrom, ku ishin fshehur për të shmangur shërbimet e Policisë, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.

✅Gjatë operacionit “Itinerari”, i cili u zhvillua nga Policia Kufitare e DVKM Korçë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 15 emigrantë, për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë. Emigrantët u kapën në territorin e fshatit Drenovë.

Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këto raste.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.