Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit K. B., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në qytetin e Korçës, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen R. B., 31 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila pas mjekimit të marrë në spitalin e Pogradecit, u largua në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me këtë rast, nga strukturat e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.