Kontrolle të dedikuara në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për të disiplinuar mënyrën e pushimit dhe qëndrimit të mjeteve, me qëllim shmangien e pengesave në trafik dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i manovrave të detyruara, për të kaluar mjetet e pushuara në rrugë apo në rresht të dytë.
Me gjithë punën dhe angazhimin e shtuar në ketë drejtim, numrin e konsiderueshëm të masave administrative që vendosen çdo ditë për këto shkelje, përsëri shumë përdorues mjetesh manifestojnë neglizhencë të theksuar në raport me normat e sjelljes për pushimin dhe qëndrimin e mjeteve, ku përveç se shkaktojnë trafik dhe rrezik për aksidente rrugore në tërësi, bëhen pengesë serioze për mjetet e emergjencave mjekësore në veçanti, të cilat konstatohen çdo dite e më shpesh për shkak të dinamikës së madhe që përballojnë në këtë situatë.
#mendopërtësëmurët
#mendopërdikëqëpretndihmë
#mosubëjshkakpërvonesë