Kontrolle nga Policia Rrugore e Gjirokastrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 2 shtetas, si dhe janë proceduar 2 të tjerë, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar 3 leje drejtimi, nga të cilat 1 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 2 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 333 masa administrative, konkretisht:

• 188 masa për parakalime të gabuara;
• 23 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
• 69 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe
• 60 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂