Akademia e Sigurisë
Konferenca IV shkencore ndërkombëtare “Siguria rrugore dhe përdoruesit e rrugës në Shqipëri”
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (Drejtoria e Policisë Rrugorë), Akademia e Sigurisë – Qendra për Kërkime Shkencore, organizuan Konferencën e IV ndërkombëtare “Siguria Rrugore dhe përdoruesit e rrugës”.
Në konferencë morën pjesë Zv/Ministri i Brendshëm Julian Hodaj, Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, Drejtuesit e Sektorëve të Policisë Rrugore në Shqipëri, drejtues të kompanive të sigurimit, drejtues të TAP-it, të kompanisë SHELL, etj.
Në konferencë ishin të pranishëm edhe Drejtori i Akademisë së Kosovës, Drejtori i Policisë Rrugore të Kosovës, drejtuesi i OBSH-së me qendër në Danimarkë dhe studiues të shumtë të pavarur.
Gjatë sesioneve të konferencës u diskutua mbi Sigurinë Rrugore, si pjesë e rëndësishme e sigurisë publike, hetimi, legjislacioni shqiptar dhe veprimtaria policore për sigurinë dhe aksidentet rrugore, analiza teknike e infrastukturës rrugore dhe mjeteve rrugore në Shqipëri, kultura e sjelljes së përdorueseve të rrugës dhe roli i edukimit qytetar. Në sesionin e fundit të kësaj konference u nxorën konkluzionet nga drejtori i Qendrës për Kërkime Shkencore në Akademinë e Sigurisë.