Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Orikum, Vlorë – Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, vihet në pranga 57-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: L. H., 57 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ky shtetas ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Ish-grumbullimi”, në Orikum, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra.Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin, dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Malësi e Madhe, Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Bitcoin”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe OSHEE-në, Malësia e Madhe.Gjenden dhe sekuestrohen në magazinën e një banese, 14 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale. Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, i cili i furnizonte pajisjet me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në vijim të punës për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit të mashtrimit kompjuterik, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë, Malësi e Madhe, falë edhe bashkëpunimit me OSHEE-në, janë administruar informacione policore operative se në Malësi të Madhe po ushtrohej veprimtaria e prodhimit të kriptomonedhave virtuale, në mënyrë të jashtëligjshme. Strukturat e Komisariatit të Policisë, Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe OSHEE-në, Malësi e Madhe, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bitcoin”. Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. H., në Malësi të Madhe, Shkodër. Gjatë kontrollit, pranë magazinës së kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar 14 pajisje të markave të ndryshme elektronike, të cilat dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale, si dhe aksesorë të tjerë që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Këto pajisje furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi M. H., 60 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”.
Lezhë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Last minute”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Lezhë.Sekuestrohen 2 aparate celulare që shërbenin për vënien e basteve sportive online.Vihen në pranga 2 bashkëpronarët që kishin vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tyre, për organizimin e lojërave të fatit.Në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last minute”. Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:B. H., 33 vjeç dhe I. K.,38 vjeç, banues në Lezhë, bashkëpronarë të lokalit në të cilin zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 aparate celulare që përdoreshin për vënien e basteve sportive online.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 242 shtetas, konkretisht: 12 janë ndaluar, 61 janë arrestuar në flagrancë, 159 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre i mbetur në tentativë, me 5 shtetas të arrestuar në flagrancë, 1 shtetas të ndaluar dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 23 raste: 6 raste të “Kanosja”, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë, 1 në kërkim dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Kanosja e gjyqtarit”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë; 5 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 7 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 17 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Goditja për shkak të detyrës”, me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ushtrimi i prostitucionit”, me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë. Për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast tjetër me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” janë evidentuar 3 raste, 2 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër është proceduar penalisht 1 shtetas në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, për të cilin është shpalluar 1 shtetas në kërkim.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” është evidentuar 1 rast, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët po punohet në vijimësi nga ana e strukturave policore.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Punësimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 17 raste të dhunës në familje, me 6 shtetas të arrestuar në flagrancë, 3 shtetas të shpallur në kërkim, 1 shtetas të ndaluar dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 16 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” janë evidentuar 8 raste, me 6 të arrestuar në flagrancë dhe 3 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar nga 1 rast për veprat penale “Keqtrajtimi i kafshës” dhe “Dhunimi i varreve”. Për veprën e parë është proceduar penalisht 1 shtetas në gjendje të lirë, ndërsa për të dytën autori rezulton i paidentifikuar.
Në fushën e krimeve me objekt zjarrvënien janë evidentuar 11 raste, me 4 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 8 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. 5 raste të kësaj veprimtarie kriminale rezultojnë me autorë të paidentifikuar, vijon puna për kapjen e tyre si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve. Për këtë veprimtari kriminale rezultojnë gjithashtu, edhe 4 raste aksidentale.
Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 7 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. 2 prej këtyre rasteve rezultojnë me autorë të paidentifikuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”,me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër të ndaluar. Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste për veprën penale “Pushtimi i tokës”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i tokës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 30 raste, prej këtyre janë 11 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 5 raste kanë mbetur në tentativë, ndërsa 14 rastet e tjera rezultojnë me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, me 8 të arrestuar në flagrancë dhe me 1 shtetas tjetër të ndaluar.
Për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 2 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Mashtrimi”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë, si dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 4 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 4 të tjerë të arrestuar në flagrancë. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 15 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 16 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 13 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 12 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 të arrestuar në flagrancë.
Për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente, 2 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, të larguar nga vendi i aksidentit, për identifikimin e tyre po punohet intensivisht nga ana e strukturave policore. Për 10 rastet e tjera janë shënuar 2 viktima, 1 shtetas tjetër merr asistencë mjekësore, në gjendje të rëndë për jetën dhe 9 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 29 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me 21 shtetas të arrestuar dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.