Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, kontrolle të shtuara në akset rrugore

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit të shtuar të qarkullimit Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka rritur ndjeshëm praninë e shërbimeve në terren, duke intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset kryesore, dytësore dhe nyjet lidhëse të kryeqytetit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, gjatë 72 orët e fundit janë konstatuar shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, për të cilat janë vendosur masat administrative si më poshtë:
•Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 101 masa;
•Mosvendosje e rripit të sigurimit – 80 masa;
* Mosrepektimi i rradhës në trafik- 63 masa.
Gjithashtu, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor:
•janë arrestuar/proceduar penalisht 23 shtetas;
•janë ngritur me karrotrec 19 automjete.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
https://youtu.be/k2eoWDmVyXQ