Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, kontrolle të shtuara gjatë fundjavës

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë/Intensifikohen kontrollet gjatë fundjavës, për të menaxhuar trafikun në akset e kryeqytetit dhe në pikat hyrëse/dalëse, si dhe për të parandaluar ngjarjet rrugore, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Për të përmbushur këto objektiva, gjatë javës që kaloi dhe gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë shtuar prezencën në terren, si dhe kanë intensifikuar monitorimin me pajisje logjistike bashkëkohore, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

Për shkeljet e konstatuara, janë vënë këto masa administrative:
-Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 529 masa;
-Mosvendosja e rripit të sigurimit – 517 masa;
-Mosvendosja e kaskës mbrojtëse – 635 masa;
-Mosrespektimi i radhës në qarkullim – 62 masa.

Më tej, për shkelje të rënda të neneve të Kodit Rrugor, si dhe për vepra në fushën e qarkullimit rrugor, të parashikuara nga Kodi Penal, janë arrestuar/proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh.

Në vijim, janë tërhequr me mjet ngritës, 41 automjete, të cilat duke u parkuar në mënyrë të parregullt, kishin penguar lëvizjen e lirë të mjeteve/qytetarëve.

Policia Rrugore e Tiranës apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si kontribut i përbashkët dhe i domosdoshëm për garantimin e sigurisë rrugore dhe për mbrojtjen e jetës.