Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, fushatë sensibilizimi në shkolla, për sigurinë rrugore

🚦👫 Sot, punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, realizuan një fushatë sensibilizimi në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”, në Tiranë.

Së bashku me stafin mësimor, nxënësit u informuan mbi rregullat bazë të sigurisë rrugore, duke u shoqëruar edhe me fletëpalosje informative.

Gjithashtu u dhuruan çanta shkolle 🎒 dhe pajisje për nxënësit në nevojë dhe ata me rezultate të larta 📘✏️.

Kjo fushatë është një element kyç i angazhimit të Policisë Rrugore për të ndërtuar një komunitet më të sigurtë dhe më të ndërgjegjshëm.

Të gjithë së bashku për një Tiranë më të sigurtë! 🛣️🛑”