Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë – Tentoi të kalonte kufirin me kartë identiteti të falsifikuar, vihet në pranga 1 shtetas turk

Krahas masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, vijojnë kontrollet e pandërprera, me qëllim goditjen e paligjshmërisë, në çdo formë të shfaqjes së saj.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Sarandës, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të evidentuara në kufi, gjatë kontrollit të imtësishëm të dokumentacionit, për kalimin e kufirit me destinacion shtetin Grek, të një shtetasi turk, me kartë identiteti hollandeze, kanë konstatuar se gjeneralitetet në kartë nuk i përkisnin këtij shtetasi dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetmin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit turk N. Ç., 59 vjeç, banues në Turqi, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
– – – –

Port Vlorë/Vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, po në vijim të kontrolleve, në hyrje të RSH, gjatë kontrollit të dokumentacioneve të pasagjerëve, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit në kërkim Zamir Islamaj, 48 vjeç, në Komisariatit e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin Zamir Islamaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍️