Komisariati i Policisë Kuçovë – Aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, në ambientet e Komisariatit të Policisë Kuçovë u zhvillua një aktivitet sensibilizues me pjesëmarrjen e punonjëseve gra dhe vajza të strukturës së Policisë.
Ky takim kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrollit periodik dhe kujdesit ndaj shëndetit, duke përcjellë mesazhin se jeta dhe shëndeti i çdo gruaje kanë vlerë të pazëvendësueshme.
Në kuadër të këtij aktiviteti, punonjësit e Komisariatit shpërndanë trëndafila simbolikë për të gjitha gratë që takuan në rrugët e qytetit, si shenjë respekti dhe inkurajimi që ato të kujdesen për veten dhe mirëqenien e tyre.
Ky aktivitet pasqyron angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit për të qenë pranë komunitetit dhe për të promovuar mesazhe pozitive që nxisin kujdesin ndaj jetës dhe shëndetit.
