Komisariati i Policisë Berat
-arrestoi me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin E. H (D.) (C)., 33 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Prishtinës i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës;
-arrestoi në flagrancë shtetasin H. Z., 25 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij;
-arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 30 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar ndaj babit të tij;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 40 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka fyer përfaqësuesin e një objekti kulti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.