Këlcyrë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 16 vjeçe.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u procedua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Tepelenë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet proceduan penalisht shtetasin A. K., 57 vjeç, banues në Përmet, pasi u konstatua duke kryer punime me material betoni në pronën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.
————————
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër proceduan penalisht shtetasin E. S., 51 vjeç, banues në Gjirokastër (administrator i një kompanie), pasi në afërsi të lagjes Gërhot, u konstatua se në tokën në pronësi të kësaj kompanie po kryheshin punime, pa lejen përkatëse.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.