Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seria”

Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seria”.

Zbardhen vjedhjet në disa banesa në rrethin Kavajë.
Arrestohet autori i tyre, i cili posedonte lëndë narkotike.

Sekuestrohen disa sende të vjedhura, një sasi Cannabisi dhe veshje të përdoruara nga autori, gjatë vjedhjeve.

Si rezultat i hetimeve të kryera me objektiv zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre para përgjegjësisë penale, Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin “Seria”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. H., 33 vjeç, banues në Kavajë.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës gusht 2024-shkurt 2025, ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej.

Në vijim të veprimeve procedurale u konstatua gjithashtu se shtetasi K. H. kishte në banesë, një sasi Cannabisi.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.