Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari.
Sekuestrohen mallrat (veshjet) e kontrabanduara.
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.